“Ronaldo më i mirë se Messi, por s’ka asnjë si unë”


Sport


Gazeta Express

26/03/2020 20:29

Pele thotë se ai është futbollisti më i miri i të gjitha kohëve, derisa insiston se CR7 aktualisht është më i mirë se Messi

Vazhdon
debati se kush është futbollisti më i mirë në botë dhe i të gjitha kohëve.

Natyrisht,
kur bëhet kjo pyetje, dy futbollistë përmend nga ata që ende janë aktiv në këtë
sport, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sipas
legjendës së Brazilit, Pele, s’ka asnjë dyshim se ai është më i miri i të
gjitha kohëve, derisa sa i përket aktualisht më të mirit, zgjedh Ronaldon para
Messit.


një intervistë për kanalin e Pilhado në ‘YouTube’, ai tha: “Mendoj se Ronaldo është
më i miri, është stabil. Natyrisht, s’mund ta lëmë anash Lionel Messin, por sot
më i miri në botë është Cristiano Ronaldo”.

“Nuk
është faji im, por mendoj se kam qenë më i mirë se të gjithë. Do të ketë vetëm
një Pele. S’do të ketë asnjë tjetër si unë”.

Ronaldo,
35 vjeçar, ka shënuar 725 gola në 1000 paraqitje si profesionist gjatë gjithë
karrierës.


anën tjetër, Lionel Messi, gati 3 vjet më i ri, gjithashtu ka rekord mbresëlënës,
me 697 gola në 856 ndeshje. /Gazeta Express/