Gjithçka
po shkon drejt finalizimit.


shpejti, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, do të zyrtarizohet si
futbollisti më i ri i Napolit.

Siç
raporton ‘Sky Sports Italia’, 25-vjeçari të premten do t’i kryejë testet mjekësore
për ta kompletuar kalimin nga Hellas Verona te Napoli.

Ai
do të qëndrojë në formë huazimi te Verona deri në fund të sezonit dhe më pas do
t’i bashkohet Napolit për t’u përgatitur për sezonin 2020/21.

Amiri
ka vetëm pak muaj që la Dinamo Zagrebin për Hellas Veronën e sapo promovuar në
Serie A, por ka shkëlqyer me paraqitje brilante duke i rënë në sy shumë
klubeve, megjithatë Napoli është treguar më dinak dhe ka rrëmbyer kosovarin.

Raportohet
se Rrahmani do t’i kushtojë Napolit 15 milionë euro, derisa futbollisti do të
fitojë të paktën 1.5 milionë euro në sezon vitin e parë. /Gazeta Express/