Derbi i Milanos sot i takoi Interit. Neroaxurët mposhtën Rosonerët me rezultet 3-0 dhe u shkëputën katër pikë.
Protagonist i ndeshjes ishte padyshim Romelu Lukaku me një super gol dhe asistimin për Lautaron.
Sulmuesi belg ishte më i miri në fushë dhe madje u aplaudua nga Zlatan Ibrahimovic, me të cilin kishin një zënkë.
Lukaku shënoi një gol mjaftë të bukur për ta vulosur kështu fitoren e Interit, ndërsa kamerat kanë kapur momentin kur Ibrahimovic e duartrokiti atë.
Me ketë veprim, Ibrahimovic e dëshmoi edhe njëherë se është një futbollist i madh.
Zlatan applauding as Lukaku scores to make it Inter 3-0 #MilanDerby pic.twitter.com/WgVSzbMjfH
— Sir Frank Lampard’s Chelsea (@ChelsMHL_) February 21, 2021