“Los Blancos” janë duke tentuar ta transferojë yllin e Paris Saint-Germainit që po e kërkon me ngulm largimin – por si do të përshtatej ai në “Santiago Bernabeu”?

Humbja e garave për transferime kundër Real Madridit
gjithmonë e ka lënë Barcelonën të zemëruar. Katalonasit ende i fajësojnë “manovrat
e çuditshme federative dhe mbështetjen e Francos” për dështimin e tyre në garën
kundër rivalëve të vjetër për blerjen e Alfredo Di Stefanos në vitin 1953, shkruan
Goal, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Luis Figo nuk është falur kurrë për shkëmbimin e “Camp
Nous” me “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2000. Blaugranët nuk e lejuar
portugezin e pensionuar t’i përfaqësojë ata as në një ndeshje të legjendave të
organizuar nga UEFA para finales së vitit 2015 në Ligën e Kampionëve, në
Berlin.

Për shkak të kësaj, transferimi i superyllit të Paris
Saint-Germainit, Neymarit, në Real Madrid e jo në Barcelonë do të ishte një
goditje e madhe për katalonasit.

“Do të na lëndonte nëse Neymari do të shkonte te rivali ynë
i përjetshëm, veçanërisht pasi ai luan për ne”, u shpreh mesfushori Carles
Alena në fillim të këtij muaji.

Emri i brazilianit u brohorit nga disa tifozë para fillimit
të ndeshjes hapëse të sezonit të ri të La Ligës, kundër Athletic Bilbaos, të
premten në mbrëmje.

Mirëpo, presidentit Josep Maria Bartomeu nuk iu nevojit kjo
mbështetje e tifozëve për t’i bindur. Ai ka qenë njeriu kryesor që po i drejton
tentimet e klubit për ta kthyer futbollistin që i braktisi ata në mënyrë
tronditëse para dy vjetëve.

Ato plagë janë ende të hapura dhe paditë ligjore ende po
vazhdojmë. Megjithatë, Bartomeu dhe shumica e tifozëve e dëshirojnë kthimin e
Neymarit e edhe Neymari dëshiron të kthehet.

Ka vetëm një problem: PSG-ja është e gatshme t’ia shesë
brazilianin kujtdo përpos Barcelonës. Transferimi i Neymarit që theu rekordin
botëror për shumën më të lartë të paguar ndonjëherë për ndonjë futbollist i
prishi marrëdhëniet mes dy klubeve. Ata nuk i besojnë njëri-tjetrit më.

Edhe disa pengesa të tjera janë në rrugën e Neymarit drejt
kthimit në Barcelonë. Nga e gjitha kjo situatë po tenton të përfitojë Real
Madridi. Neymari jo vetëm që është shumë i talentuar, por transferimi i tij në
Real Madrid edhe do ta zemëronte jashtëzakonisht shumë Barcelonën.

Megjithatë, a ka kuptim për Real Madridin në aspektin
sportiv dhe atë financiar ky transferim?

Real Madridi ka nevojë për përforcime në repartin e mesfushës
dhe jo në fazën e sulmit – e veçanërisht jo në pozitën e preferuar të Neymarit,
në krahun e majtë, ku pritet të luajë Eden Hazardi sapo të rikuperohet nga lëndimi
i tij i vogël.

Zidane ka qenë një adhurues i madh i Hazardit që një kohë të
gjatë. Që nga viti 2009, ai kishte tentuar ta bindë Florentino Perezin ta
transferojë belgun. Do të ishte e çuditshme nëse tani që e ka blerë Hazardin
nga Chelsea, për 100 milionë euro, t’ia ndërrojë atij pozitën për t’i bërë vend
Neymarit.

Për më tepër, në skuadrën e Zidane janë edhe Vinicius Junior,
Gareth Bale e Luka Jovic, i cili gjithashtu u transferua këtë verë për 70
milionë euro. Për këtë arsye, transferimi i Neymarit në Madrid duket një rrezik
i madh për Real Madridin.

Megjithatë, transferimi i Neymarit mund t’u shkaktojë
madrilenëve probleme edhe në aspektin financiar, për shkak dënimeve të mundshme
nga UEFA. /Gazeta Express/