Rudina Dembacaj vendosi që vitin 2021 ta fillojë me kurorëzimin e dashurisë me Mark Frrokun, shkruan lajmi.net.

Moderatorja kohë pas kohe ndan momente të lumtura bashkë me partnerin, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet për njëri-tjetrin.

Së fundi, Rudina u pyet nga ndjekësit se cila është dhurata më e bukur që e mori nga Marku dhe nuk hezitoi të përgjigjej.

“Unaza e propozimit. Ka kuptim dhe kujtim te bukur”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Marku i kishte propozuar asaj vitin e kaluar, kur udhëtuan për pushime në Kapadokia. /Lajmi.net/