Sot shënohet përvjetori i 244-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.
Meqenëse, Amerika konsiderohet si aleati më i madh i shqiptarëve, nuk kanë munguar urime të shumta nga Kosova.
Këngëtari Sabri Fejzullahu, përmes një postimi thotë se SHBA-të dhe populli amerikan janë frymëzim për ne shqiptarët.
“Populli Amerikan dhe SHBA jan frymzime per ne Shqiptaret.Nga zemra Urime 4 Korrikun. Zoti e bekofte Ameriken .Zoti e bekofte Popullin Amerikan”, janë fjalët e këngëtarit. /Lajmi.net/