Setien, për lajmet se do të shkarkohet: Kjo është pjesë e cirkut


Sport


Gazeta Express

04/07/2020 23:20

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e bëri të qartë se atij nuk i bëjnë përshtypje lajmet se do të shkarkohet nga klubi katalonas në fund të këtij sezoni, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që fliten gjëra të tillë për një trajner pas një disfate.

Në fillim të kësaj jave u raportua se
Barcelona planifikon ta shkarkojë Quique Setien nga posti i trajnerit në Camp
Nou në fund të këtij sezoni, përveç nëse rezultatet përmirësohen në mënyrë
drastike dhe Barcelona e fiton ose titullin e La Ligës ose atë të Ligës së Kampionëve,
transmeton Gazeta Express.

Trajneri veteran, i cili e mori postin në Camp
Nou në janar si pasardhës i Ernesto Valverdes së shkarkuar, raportohej se e ka
humbur besimin e lojtarëve të Barcelonës, ndërsa edhe drejtorët e klubit thuhet
se kanë qenë të zhgënjyer me paraqitjet e fundit të skuadrës.

Setien nënshkroi kontratë dyvjeçare e gjysmë në
Camp Nou në janar, megjithatë për të thuhet se mund ta humbë këtë post qysh këtë
verë. Por, këto spekulime s’i bëjnë përshtypje vetë trajnerit.

“Unë tashmë kam përjetuar situata të tilla në disa
raste, është pjesë e cirkut. Unë e di do ka shumë zhurmë rreth meje, por as nuk
i dëgjoj ato e as nuk lexoj për ato”, ka thënë Setien.

“Kjo nuk është hera e parë që më ndodh diçka e
tillë ose hera e parë që një trajner sfidohet me një situatë të tillë kur nuk e
fitojnë ndonjë ndeshje”. /Gazeta Express/