Sezon ëndrrash për Sergio Ramos, thyen rekord pas rekordi


Instant


Gazeta Express

03/07/2020 23:50

Është mbrojtës, por Sergio Ramos po kryen edhe detyrat e një sulmuesi.

Kapiteni
i Real Madridit, Sergio Ramos, edhe pse mbrojtës, është golashënuesi i dytë më
i mirë i Real Madridit këtë edicion, pas Karim Benzemas.

Për
34 vjecarin ka qenë një sezon ëndrrash, pasi po i shijon statistikat më të mira
në karrierë, derisa ka thyer edhe rekorde.

Ai
është bërë mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës, derisa në po
shijon edicionin më të mirë në karrierë me 9 gola në La Liga, më së shumti
kishte shënuar në një sezon në vitin 2017, 7 gola.


total, për gola të shënuar në të gjitha garat, ai barazoi rekordin personal 11
total, aq sa vitin e kaluar dhe i duhet edhe një për të arritur një tjetër
objektiv.

Me
golin kundër Getafess, edhe pse është mbrojtës, besoni apo jo ai shkoi në kuotën
e 95 finalizimeve me fanellën e Real Madridi.

Ai
gjithashtu është bërë lojtari i katërti me më së shumti paraqitje në histori të
Realit, me 646, për ta kaluar Santillana (645) dhe tani ka para (741), Casillas
(725) dhe Sanchís (710). /Gazeta Express/