Në këtë fundjavë
do të kthehet kampionati i Kosovës në futboll pas pushimit dimëror dhe bashkë
me të edhe emisioni “Favorit”, i cili transmetohet sonte prej orës 20:10 në Televizionin
T7.

Sekretari i
Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, dhe
eksperti Bylbyl Sokoli, do të flasin për shumë tema rreth futbollit kosovar në
emisionin “Favorit”, i cili transmetohet çdo të premte në T7, Gjirafa Video dhe
në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe Gazeta Express Sport”.

Salihu do të
tregojë se sa klube kosovare dhe cilat do të jenë ato që do të shkojnë në gara
evropiane pas përfundimit të sezonit pranveror. Kurse, Sokoli – por edhe Salihu
– do të tregojnë se çka duhet të bëjnë klubet për paraqitje më dinjitoze në
Evropë.

Ata do ta parashikojnë garën e sezonit pranveror, por do të diskutojnë edhe rreth situatës në mes klubeve të pakënaqura karshi FFK-së. Eroll Salihu do të pyetet nëse FFK-ja është e gatshme t’u garantojë klubeve të pakënaqura se nuk do t’u hakmerret në kampionat shkaku i zërit opozitar të tyre derisa Sokoli do të tregojë nëse “hakmarrja” e tillë është fenomen në futbollin kosovar.

Një debat do të zhvillohet edhe rreth gjyqtarëve të futbollit, kurse Eroll Salihu do të zbulojë diçka rreth garës së përbashkët në mes Kosovës e Shqipërisë, “Kupa Nënë Tereza”.

Nuk do të mungojnë
kronikat rreth ndeshjeve të IPKO Superligës që zhvillohen në fundjavë dhe atyre
të ligave më të forta evropiane që në Kosovë i sjell ekskluzivisht IPKO.