Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në rikthimin e tij titullar për herë të parë këtë sezon për Liverpoolin, në fitoren e të kuqve 4:2 kundër Evertonit në derbin e Merseyside.

Liverpooli e vazhdoi ecurinë e përkryer pa humbje në
Premierligë, duke e regjistruar fitoren e 14-të nga 15 ndeshje deri tani, falë dy
golave nga Divock Origi, një nga Sadio Mane, një nga Xherdan Shaqiri dhe një
nga Georgino Wijnaldum, të mërkurën në Anfield, raporton Gazeta Express.

Anësorit shqiptar nga Gjilani, Shaqirit iu dha një mundësi e
rrallë nga Jurgen Klopp këtë sezon dhe ai u përkujdes për ta shfrytëzuar atë në
maksimum, duke shënuar një herë gjatë 90 minutave të plotë.

Në një sezon të vështirë, fillimisht duke u lënë në stol nga
trajneri gjerman, e më vonë për shkak të lëndimit të gjatë dymujor, Shaqiri e
gëzon startin e parë në një ndeshje të Liverpoolit këtë sezon.

28-vjeçari që deri sonte i kishte luajtur vetëm 25 minuta
lojë në katër paraqitje për të kuqtë, vuante nga pulpa e këmbës.

Liverpooli tani grumbullon 43 nga 45 pikë të mundshme pas 14
javëve në Premierligë, duke e ruajtur epërsinë prej tetë pikëve ndaj ndjekësit të
parë në krye, Leicester City.

Evertoni, ndërkohë, pësoi për herë të dytë radhazi në ligë
dhe tani ngel në pozitën e 18-të, me vetëm 14 pikë, dhe i duhet të luftojë për
mbijetesë.