Para pak kohësh,aktorja Sharon Stone deklaroi se nuk do të dilte më në takime me meshkuj, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

E së fundmi lidhur me këtë çështje ka folur gjatë një interviste të realizuar.

Në një intervistë për Drew Barrymore, Sharone ka treguar arsyen pse ka marrë atë vendim.

Aktorja tregoi se ka arritur në një fazë të jetës ku ndihet mirë vetëm.

“I kam dhënë fund takimeve. Kam njohur njerëz aspak të sinqertë dhe më kanë humbur kohën. E shijoj më shumë kohën me veten,me miqtë dhe me fëmijët e mi”, tha ajo./Lajmi.net/