Shënoi nga gjuajtja e lirë pas 42 tentimeve të dështuara, flet Ronaldo


Sport


Gazeta Express

04/07/2020 23:49

Cristiano Ronaldo premtoi se do të shënojë më shumë gola nga gjuajtjet e lira rregullisht, pasi i dha fund një ecurie të tentimeve të dështuara pothuajse dyvjeçare.

Ish-ylli i Real Madridit e kishte  ndërtuar një reputacion si një golashënues i
talentuar nga gjuajtjet e lira në karrierën e tij të mëparshme. Megjithatë, në Juventus
s’kishte arritur ta dëshmonte këtë talent asnjë herë deri sot, transmeton
Gazeta Express.

Në 42 tentime, Ronaldo nuk kishte arritur të shënonte
asnjëherë nga gjuajtjet e lira për skuadrën italiane. Megjithatë, ai kishte shënuar
nga raste të tjera, pasi që këtë sezon ka arritur t’i shënojë plot 25 në Serie
A.

Por, Ronaldo i dha fund kësaj ecurie këtë
fundjavë, duke shënuar në fitoren me rezultat 4:1 në derbin e qytetit kundër Torinos.
Pas ndeshjes, Ronaldo e pranoi se ndihet i liruar pas këtij lajmi.

“Me të vërtetë kisha nevojë për atë gol nga
gjuajtja e lirë, në mënyrë që të më kthehej vetëbesimi”, ka thënë Ronaldo.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë,
por ne punuam shumë, fituam dhe po e shtojmë presionin ndaj Lazios. Ne e arritëm
qëllimin tonë sot”.

“Nuk ka rëndësi kush shënon, për aq kohë sa
fiton skuadra. Ne jemi të gjithë në formë të mirë dhe do të tentojmë të fitojmë
edhe kundër Milanit, që është një tjetër ndeshje e vështirë”. /Gazeta Express/