Shërohen dy prej gjashtë futbollistëve të prekur me Covid-19 në Inter


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 9:17

Pas Alessandro Bastonit edhe Radja Nainggolan është shëruar nga koronavirusi dhe do të jetë në gjendje të paraqitet për Interin në ndeshjen e ardhshme.

Bastoni dhe Nainggolan munguan për Interin në humbjen 2:1
kundër Milanit në derbin e së shtunës në Serie A, për shkak të virusit,
transmeton Gazeta Express.

Por ata do të jenë në dispozicion të Antonio Contes për
ndeshjen e së mërkurës kundër Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Testimi i fundit që ka kryer belgu, ka rezultuar negativ,
ndërsa lajmin e ka dhënë vetë numri 44 i zikaltërve nëpërmjet një postimi në
Instagram, ku nuk ngurron të inkurajojë edhe shokët e tij të skuadrës.

Interi u paraqit në derbi me 8 mungesa të rëndësishme, 6
prej të cilave për shkak të koronavirusit, një për pezullim e një tjetër për
dëmtim, por për sfidën e të mërkurës në Ligën e Kampionëve, zikaltrit do të
kenë në dispozicion të paktën edhe Bastonin e Nainggolan.

Që të dy këta futbollistë mund të nisin stërvitjen nën
urdhrat e Contes nga sot, ndërsa tekniku zikaltër shpreson që deri të hënën të
rikuperojë edhe futbollistë të tjerë si Radu, Young, Gagliardini e Skriniar, me
këtë të fundit që vijon të jetë në izolim më Sllovaki.