Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit
të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në
stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”.

Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me
kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë
nguruar për të lënë nam.

Ata kanë prishur gardhin që ishte ndërtuar në
hyrje, teksa kanë shmangur kontrollin elektronik ku bëhet check-imi i biletës,
duke kaluar sipër saj. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë foto dhe video
nga ky moment. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme: