Lajm i bujshëm nga Italia, Milan dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre?

Inter e mposhti sot Milanin në derbin e qytetit, ndërsa mediat italiane raportojnë se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre në verë.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Stefano Sensit dhe Sandro Tonalit. Sensi ka rënë në plan të dytë te Interi dhe në fund të sezonit sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra.

Tonali nga ana tjetër nuk e ka gjetur ende formën e duhur dhe te Milani nuk e përjashtojnë mundësinë e këtij shkëmbimi.

Sensi kërkohej nga Rosonerët para se 24-vjeçari të transferohej te Interi. Tonali gjithashtu ishte i lidhur me një transferim te Interi, para se të përfundonte te rivalët e Neroaxurëve.

Mediat italiane, shkruajnë se Milan do të pranojë këtë shkëmbim nëse Inter paguan edhe 15 milionë euro, pasiqë Rosonerët e vlerësojnë kartonin e Tonalit 35 milionë euro, ndërsa vlera e Sensit është 20 milionë euro.