Shkëndija gati për Tottenhamin, formacionet zyrtare


Futboll


Gazeta Express

24/09/2020 19:07

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të
Shkëndija-Tottenham

Skuadra e Ernest Gjokës ka pasur njërin prej shorteve
më të vështira në Europa Ligë, për rrethin e tretë eliminator.

Ata do të përballen me skuadrën e Tottenham
Hotspur derisa Gjoka duket se nuk i frikësohet shumë Tottenhamit pasi që ka me
formacion sulmues kundër tyre.

4-2-3-1 është formacioni me Ibraimin përpara që
do të ndihmohet nga treshja Nafiu, Ahmedi dhe Doriev.

Në mesfushën defansive për Shkëndijën do të
luajë Totre dhe Dita, kurse në mbrojtje do të jenë katërshja: Murati, Krivak,
Bejtulai dhe Pavic.

Për Tottenhamin sonte lojën nga fillimi nuk e
starton kapiteni i kësaj skuadre Harry Kane që është në bankë rezervë.

Po ashtu me Tottenham nuk ka udhëtuar fare as
blerja më e re e Spurs, Gareth Bale.

Për herë të parë për Spurs debton portieri Joe
Hart. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

FC Shkëndija

Tottenham Hotspurs