Ndonëse shumica e shoferëve vendosin zinxhirë të gomave gjatë stinës së dimrit kur rrugët bëhen të rrëshqitshme, një pronar i një makinës Tesla Model 3 ka instaluar zinxhirë për borë në vend gomash, transmeton lajmi.net.

Madje, për ta testuar efikasitetin e zinxhirëve, Michael, pronari i makinës, e ka lëshuar veturën për vozitje në një terren malor.

Pamjet e ngjarjes janë kapur në kamera, e më pas janë ngarkuar në platformën e videove ‘Youtube’. Videoja ka marrë qindra mijë klikime.

Manovrat që arrin t’i realizojë Michael janë të mrekullueshme, duke pasur parasysh se Tesla peshon rreth 1,800 kg. /Lajmi.net/