‘Shpërthen’ futbollisti i Superligës: “Kosova ma shoi ëndrrën”


Futboll


Gazeta Express

26/03/2020 23:00

Për herë të katërt i është refuzuar viza nga shtetet evropiane

Futbollisti i Ferizajt, Dren Gashi ka
“shpërthyer” në rrjetet sociale pas refuzimit të vizës nga shtetet
evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur gjithë mllefin, duke treguar se për herë të katërt i është refuzuar viza nga shtetet evropiane, raporton Gazeta Express.

Postimi i plote i Gashit ne FB:

Ky Vend… 🇽🇰

Ky vend qe shpresat mi rrezoj 4 here dhe nuk u dorezova!
Per shkak se jetoj ne Kosove nuk pata mundesine ta vazhdoj karrieren time si futbollist jashte Kosoves me saktesisht ne Suedi anipse tentova 4 here , vit pas viti qe te marre vizen nga ambasada e Suedise, por te 4tat here ishin arsye banale pse me ishin refuzuar.
Dy heret e para aq isha i deshperuar sa qe te gjitha dokumentat i shqyva nga mllefi dhe poshtersia qe perjetoja vazhdimisht kur hapja zarfat dhe shikoja arsyet e refuzimit ku para se te me vinin pergjigjet qdo here enderroja te isha pjese e ndonje ekipi jashte Kosoves, ishte tmerr gjate gjithe kohes por gjithmone gjeja forcen dhe vullnetin te vazhdoje te kontriboje dhe te jap maximumin ne ate ekip qe isha!
E di qe nuk jam i vetem ne kete rruge , nuk e perjetova vetem une nga shume shoket e mi neper Kosove te cilet ju pamundesia vazhdimi i karrieres se tyre jashte Kosoves qe duam shume!
Ndihem krenar qe disa nga shoket qe luaja dikur me ta ne Kosove arriten te depertonin ne menyra te ndryshme dhe paten fat te gjinden ku jane tani.

Por si un edhe ju shoket e mi te cilet perjetuat kete gje negative ne jete , mos hiqni dore , vazhdoni te shpresoni se nje dite do te behet edhe me mire.