Goal raporton se është pothuajse e sigurt se Lionel Messi do të mungojë në takimin e së shtunës në La Liga, mes Barcelonës dhe Valencias, pasi që ai është duke e vazhduar rikuperimin e tij nga lëndimi.

Argjentinasi nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje për klubin e
tij në këtë sezon të ri, pasi që pësoi lëndim vetëm pak kohë para ndeshjes mes
Barcelonës dhe Napolit në kuadër të turneut parasezonal, transmeton Gazeta
Express.

Trajneri Ernesto Valverde deklaroi se ylli i tij do të ishte
në dispozicion pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, të cilat u zhvilluan gjatë
ditëve të fundit, dhe e pranoi se shpreson se Messi do të luajë kundër
Valencias.

Disfata me rezultat 1:0 kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen
hapëse të sezonit të ri të La Ligës u ndoq nga një fitore 5:2 kundër Real
Betisit dhe barazim 2:2 kundër Osasunës.

Megjithatë, Messi vazhdoi të punojë ndaras skuadrës për
rikuperimin e vet, duke munguan në seancat stërvitore të së martës dhe mërkurës
me skuadrën e Barcelonës. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër
Valencias është në dyshim.

Lëndimi i sulmuesit ka qenë duke u monitoruar nga stafi mjekësor
i klubit, mirëpo ende nuk specifikuar asnjë datë e kthimit të tij të mundshëm.
Përderisa kapiteni i Barcelonës dëshiron të kthehet kundër Valencias, stafi
mjekësor s’është i gatshëm ta rrezikojë atë.

Ai gjithashtu mund ta humbë edhe ndeshjen e parë të sezonit
të ri të Ligës së Kampionëve, kundër Dortmundit, më 17 shtator. /Gazeta
Express/