Shumë skuadra të interesuara për Leon Dajakun


Sport


Gazeta Express

27/07/2020 23:55

Kosovari i Bayern Munich është vënë në
fokus të disa skuadrave në Europë të cilat e kërkojnë atë në formë huazimi 

Sulmuesi i krahut i Bayern Munich konsiderohet
si një ndër talentet më të mëdhenj në botën e futbollit dhe është në listën e
100 kandidatëve për të fituar çmimin “Golden Boy.

19 vjeçari gjatë këtij viti ishte pjesë e
ekipit të dytë të Bayernit, me të cilët zhvilloi 28 ndeshje dhe shënoi pesë
gola. Talenti me punën e tij arriti që të fitojë besimin edhe në ekipin e parë,
ku u aktivizua në dy ndeshje, madje në mars ai provojë adrenalinën edhe në
“Allianz Arena” ku ishin të pranishëm 75 mijë tifozë.

Ndërkohë, sot mediat gjermane raportojnë se ai
pritet të largohet nga ekipi i dytë i Bayernit, për t’u bashkuar me një tjetër
skuadër. Por, ai unk do të shitet por do të huazohet.

Bavarezët synojnë që kështi kosovari të fitojë
eksperiencën e duhur . Sipas këtyre mediave, skuadra nga Erdivisie Utrecht dhe
zviceranët e St Gallen janë në garë për shërbimet e Dajakut. /GazetaExpress/