Sindikata e Lotarisë së Kosovës i ka dhënë afat ministrisë së Financave për ekzekutimin e pagave deri në fund të javës.

Këtë e ka bërë të ditur, anëtarja e Sindikatës, Shpresa Gosalci, pas takimit që kanë zhvilluar me zyrtarë të ministrisë.

Sipas saj, nëse deri në fund të javës nuk ekzekutohen pagat, që ajo thotë se nuk i kanë marrë qe një vit, do të vazhdohet me protesta të tjera.

“Protesta përfundon për sot, pas takimit të zhvilluar me ministrin e Financave dhe u kemi dhënë afat deri ne fund të javës për realizimin e kërkesave tona”, tha Gosalci.