S’ka fitore për Barcelonës, humbet nga Getafe


Futboll


Gazeta Express

17/10/2020 22:54

Barcelona
ka humbur me rezultat minimal 1-0 kundër Getafes sonte. Lionel Messi luajti këtë
ndeshje për 90-të minuta por që nuk arriti që të ndihmojë skuadrën e tij për ta
fituar ndeshjen

Barcelona ka pësuar disfatë kundër Getafes
sonte duke u mposhtur me rezultat 1-0.

Një pjesë e parë me të dyja skuadrat që nuk
arritën të krijojnë shumë, aq më pak shanse të mira.

Vendasit e filluan më mirë takimin dhe arritën
që të dalin disa herë përpara, por edhe Barcelona sulmonte vazhdimisht por në
pjesën e parë nuk kishte gola.

Në pjesën e dytë De Jong do të shkaktonte
penallti brenda zonës së rreptësisë të cilën penallti në gol do ta shndërronte
Jaime Mata në minutën e 56-të.

Barcelona tentoi por megjithatë Getafe u
tregua shumë më e mirë në kundërsulme dhe shumë lehtë ka mundur ta merr edhe
golin e dytë.

Pas kësaj humbje Barcelona ka vetëm 7 pikë por
ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /GazetaExpress/