Smalling synon qëndrimin në Romë


Sport


Gazeta Express

03/06/2020 13:57

I huazuari nga Manchester Unitedi në Romë, Chris Smalling, raportohet se dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin italian përtej këtij sezoni, përkundër që në fund të sezonit i përfundon kontrata e huazimit.

Gazeta italiane Il Corriere dello Sport raporton se mbrojtësi
anglez e ka bërë të qartë vullnetin e tij për të qëndruar në Romë përtej këtij
sezoni dhe drejtori sportiv Gianluca Petrachi tani po tenton të arrijë marrëveshje
me Djajtë e Kuq për t’ia zgjatur kontratën e huazimit, transmeton Gazeta
Express.

Drejtori i Romës beson se mund të arrijë marrëveshjen për ta
mbajtur të huazuar Smallingun edhe për sezonin e ardhshëm për tre milionë euro,
përderisa nuk e përjashton mundësinë e transferimit të tij në mënyrë permanente
këtë verë.

30-vjeçari ka kontratë me Manchester Unitedin të vlefshme
deri në qershor të vitit 2022, mirëpo ai ishte dërguar në Serie A në formë
huazimi para se të fillonte sezoni aktual, verën e kaluar.

Deri më tani, ai i ka bërë 21 paraqitje gjithsej në Serie A
për verdhekuqtë, të cilët radhiten në pozitën e pestë në tabelën e ligës. Si qendërmbrojtës,
ai ka arritur të kontribuojë edhe me dy gola dhe një asist.

Gazeta italiane shkruan se Roma për momentin është duke
tentuar të arrijë marrëveshje edhe për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean, dhe sulmuesin
e Talleres, Nahuel Bustos. /Gazeta Express/