Lazio dhe Interi pritet të përballen sonte në
derbin e xhiros së 24-të të Serie A në Itali

Lazio e Igli Tares është rrugës së mirë për të
siguruar pjesëmarrjen e saj në grupe të Ligës së Kampionëve për sezonin e
ardhshëm një gjë që nuk po duket të jetë e pamundur për skuadrën nga kryeqyteti
italian.

Ata janë në vendin e dytë me vetëm katër pikë
më pak se lideri Juventus, derisa po luftojnë edhe për titull të Italisë
sivjet.

Philippe Inzaghi sonte ka startuar në sulm me Caicedo
dhe Immobile.

Në anën tjetër Interi, që vije pas dy derbive
radhazi, kundër Milanit në Serie A dhe Napolit në Kupë të Italisë, sonte në
sulm i kthehet Lautaro Martinez i cili ka startuar bashkë me Lukaku. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Lazio: Strakosha;
Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto,
Jony; Caicedo, Immobile

Inter: Padelli; Godin,
De Vrij, Skriniar, De Vrij; Candreva, Barella, Brozovic, Vecino, Young; R
Lukaku, Lautaro Martinez