Pas pushimit të gjatë prej më shumë se dy muajsh, këtë fundjavë do të fillojë stinori pranveror i IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni vjeshtor Ballkani e nis xhiron e 18-të
të shtunën. Skuadra e Ismet Munishit synon ta nisë pranverën me këmbë të mbarë
dhe me një fitore ndaj Drenicës në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Në fitore llogarit edhe Prishtina ndaj
Vushtrrisë, kurse Feronikeli s’do të ketë punë të lehtë në Ferizaj.

Në anën tjetër, përballja më interesante e kësaj
xhiroje është Derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet të
dielën.

Kjo ndeshje është gjithmonë e rëndësishme, por
këtë vit është edhe më e veçantë. Kjo për faktin se këtë sezon të dyja ekipet
po luftojnë për titull të kampionit dhe kjo pritet të jetë një përballje spektakolare.

IPKO
SUPERLIGA – Java e 18-të

E shtunë 13:00 Ballkani – Drenica

E shtunë 13:00 Prishtina – Vushtrria

E shtunë 13:00 Ferizaj – Feronikeli

E diel 13:00 Drita – Gjilani

E diel 13:00 Flamurtari – Trepça ‘89

E diel 13:00 Dukagjini – Llapi