Spanja aktualisht është vendi i dytë më i goditur në Evropë pas Italisë. Përgjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë spanjolle raportoi 410 vdekje dhe 4321 raste të reja brenda një dite nga virusi, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Autoritetet spanjolle besojnë se rritja e numrit të testeve mund të ndihmojë në vënien në kontroll të sëmundjeshkaktuesit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Shefja e Institutit të Shëndetit të Madridit, Raquell Yotti përgjatë një konference të shtunën.

“Plani për automatizimin e testeve përmes robotëve është hartuar tashmë. Spanja është zotuar të blejë katër robotë që do mundësojnë kryerjen e 80 mijë testeve në ditë”, ka thënë Yotti.

Ajo nuk ka bërë të ditur mënyrën e operimit të tyre.

Sido që të jetë, vendi aktualisht ka mbi 30 mijë raste me koronavirus dhe gjithsej 458 vdekje. /Lajmi.net/