Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është një nga vajzat e cila gjithmonë ka qenë krenare me prejardhjen e saj, shkruan lajmi.net.

Gjatë një bisede në mënyrë virtuale me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, ajo ka folur lidhur me sukseset në karrierë, si po e kalon periudhën me pandemi e edhe për ushqimet tradicionale shqiptare të cilat i preferon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Rita ka treguar se është një nga personat që kur zgjohet në mëngjes mediton dhe nuk e prek telefonin me dorë nga 30 minuta ose 1 orë.

Për të mëngjesi është i rëndësishëm, madje tha se preferon ushqimet tradicionale shqiptare si: Speca me djathë, vezë në ajvar dhe llokume.

Rita thotë se i pëlqen shumë se si i gatuan nëna e saj llokumet./Lajmi.net/