Reperi Stresi gjatë ditës së djeshme vizitoi një familje në Tropojë, të cilës iu ka djegur shtëpia, shkruan lajmi.net.

Ai dhuroi një shumë të parave për atë familje, ndërsa bëri thirrje që kushdo që ka mundësi t’ua rindërtojnë shtëpinë.

Mëngjesin e sotëm, ai solli pamje nga ajo shtëpi, të cilën thotë se nuk e ndihmoi askush, vetëm bashkia ia dhuroi 1500 dollarë.

“Shpia e djegur ne tropoje dhe askush si ka ndihmu.  1500$ i dha bashkia sa per te ble i lavatrice e nji televizor”, shkruan ai.

Kujtojmë se Stresi ka qenë shumë aktiv si vullnetar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri. /Lajmi.net/