Tare: Nuk do të këtë blerje të reja nga Lazio


Futboll


Gazeta Express

30/09/2020 23:12

Drejtori sportiv Lazio, Igli Tare ka
treguar se “tregu i transfereve në këtë skuadër është kryer” pas arritjes se
Andreas Pereiran nga Manchester United

Tifozët kanë protestuar se të kaltrit nuk kanë
investuar shumë në mbrojtje dhe se kanë investuar mjaftueshëm pasi që u
kualifikuan në Ligën e Kampionëve.

“Skuadra është e madhe dhe më shumë lojtarë se
sezonin e kaluar, mendimi imë është se është edhe më e fortë gjithashtu”, tha
Tare për Sky Sport Italia.

“Ne kemi nevojë për kohë që të gjejmë lojtarë
të ri që të adaptohen dhe ata të na ndihmojmë. Me arritjen e Pereira, ne kemi përfunduar
afatin e transferëve me gjashtë nënshkrime”.

Ishte një verë me blerje të lira për Lazion, të
cilët transferuan Vedat Muriqin nga Fenerbahce, morën pa para me Pepe Reina dhe
Gonzalo Escalante.

Andreas Pereira është huazuar nga Manchester
United me opsion blerjen për 27 milionë euro.

Mohamed Fares është transferuar nga SPAL dhe
mbrojtësi Southampton Wesley Hoedt transferimet e të cilëve ende nuk janë
kompletuar. /GazetaExpress/