Tayna kishte udhëtuar në Zvicër javë më parë dhe ky veprim i saj kishte bërë bujë në media për shkak se udhëtimi u realizua gjatë pandemisë, shkruan lajmi.net.

Arsyeja e këtij udhëtimi është muzika, reperja është duke përfunduar projektin e saj më të ri të cilin duket se do ta lansoj shumë shpejt.

Ajo para pak minutave ndau një video të shkurtër në Instagram ku zbulon pak nga kënga e saj e re.

“Hala shtyna me shtet, po thojnë kur don kjo hin e del” thotë Tayna në projektin e ri. /Lajmi.net/