Reperja Tayna karrierën muzikore e nisi me një sukses të jashtëzakonshëm, shkruan lajmi.net.

E më pas nuk u ndal asnjëherë së punuari projekte të reja muzikore me të cilat edhe arriti t’i mbajë pranë vetes fansat e saj të cilët e përkrahën që nga fillimi.

Për një vit ajo ka realizuar 11 projekte muzikore dhe ka mbledhur 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram dhe për këtë u është mirënjohëse.

“Një vit, 11 këngë, një milion ndjekës, filluar nga 10 mijë…Faleminderit! Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur. Ju dua”, ka shkruar ajo pranë postimit të një fotografie në Instagram./Lajmi.net/