Tayna ka postuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e kuruar deri në detaje, shkruan lajmi.net.

Rep-artistja kishte veshur xhinse e xhaketë të kombinuar, teksa provokoi duke fokusuar gjoksin e barkun e sheshtë.

Ajo pozoi me pantallona të zbërthyer, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos janë fjalët “Uh lala million signed me m’kallxu mu ti s’ki ça”.

Projekti i fundit muzikor nga Tayna është “Magdalena”, këngë e cila mori mbi dy milionë klikime në YouTube.

Ajo po punon edhe për projekte të reja gjatë kësaj periudhe, të cilat pritet t’i prezantojë së shpejti para fansave. /Lajmi.net/