Thiago Silva po mendon për Milanin


Futboll


Gazeta Express

05/04/2020 23:25

Thiago Silva është i interesuar për t’u kthyer te Milani pasi t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Thiago
Silva që mbush 36 vjet në shtator, është në vitin e fundit të kontratës me Paris
Saint Germainin dhe raportohet se do të largohet në fund të sezonit.

Ai
iu bashkua pSG-së në korrik të vitit 2012 për 42 milionë euro, bashkë me Zlatan
Ibrahimovicin.

Braziliani
asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në San Siro dhe sipas Tuttosport,
vetëm paga e lart është problemi kryesor për të gjetur një marrëveshje.

Milan
shpreson që Thiago të pranojë ulje rroge, krahasuar me atë që merr te Parisi.
/Gazeta Express/