Fikayo Tomori ka vendosur që të largohet nga skuadra e Chelseas gjatë këtij janari të paktën njëherë në formë huazimi dhe në fund të këtij sezoni kartoni i tij mund të shitet përfundimisht nga londinezët.

Skuadra e tij e ardhshme pritet që të jetë ajo e Milanit e cila ka shfaqur interesim të madh me anë të Maldinit për transferimin e qendër mbrojtësit të Bluve të Londrës.

23 vjeçari ka pikërisht karakteristikat që Maldini po kërkon, i fuqishëm dhe i shkathët.

Tomori po synon që me Rossonerët të nënshkruajë një marrëveshje huazimi për një afat prej 6 muajsh dhe më pas të tentojë transferimi përfundimtar tek kjo skuadër ose diku tjetër për shkak se tek Chelsea nuk ka hapësirën të cilën e kërkon.