Trajneri portugez do të ishte i interesuar për t’u rikthyer në Premierligë, këtë radhë duke iu bashkuar Tottenhamit, si pasardhës i Mauricio Pochettinos

Jose Mourinho do të ishte i interesuar për një rikthim sensacional në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Sipas
mediave të huaja, trajneri portugez është i gatshëm ta marrë në dorë
Tottenhamin, nëse ky i fundit e shkarkon trajnerin Mauricio Pochettino.

56
vjeçari është i papunë qe afro një vit që kur ishte shkarkuar nga Manchester
Unitedi në dhjetor të vitit 2018.

Dhe,
ish-trajneri i Chelseat, Interit dhe Real Madridit thuhet se po e pret një klub
adekuat për t’u rikthyer.

Mediat
britanike shkruajnë se Tottenhami mund t’ia japë Mourinhos këtë mundësi.

Ndërkohë, thuhet se “Special One” është në opsion edhe të Real Madridit, si pasardhës i Zinedine Zidanet. /Gazeta Express/