Trajneri i Barcelonës: Do të doja të punoja me Neymarin


Instant


Gazeta Express

23/05/2020 8:21

Setien e do Neymarin në Barcelonë

Edhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur lidhur
me trasnferimin e mundshëm të Neymar në Camp Nou.

Ai ka rritur spekulimet duke thënë se ‘shpresoj të punoj me
Neymarin’.

Neymar vazhdimisht është lidhur me një rikthim te Barça që
kur u largua në vitin 2017 për PSG-në për 222 milionë euro.

“Do të më pëlqente ta tranoja një ditë sepse është lojtar
klasi”, tha Setien.

“Të them të drejtën, kam realizuar ëndrrën duke punuar me Lionel Messin, por do të isha shumë I kënaqur nëse Neymar na bashkohet”, shtoi ai për beIN SPORTS. /Gazeta Express/