Trajneri i Copenhagen: Mposhteni Unitedin, ua siguroj jetën


Sport


Gazeta Express

06/08/2020 15:16

Trajneri i Copenhagen, Stale Solbakken, i ka motivuar lojtarët e tij për të siguruar fitore të hënën në çerekfinale kundër Manchester Unitedit, duke u premtuar atyre para sa të mos shqetësohen kurrë më në jetë.

Manchester Unitedi dhe Copenhagen u bënë dy nga katër ekipet
e para që e siguruan një vend në fazën çerekfinale të këtij sezoni të Ligës së
Evropës, me fitoret e tyre të martën, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi e mposhti me rezultat të përgjithshëm 7:1
klubin austriak LASK, ndërsa Copenhagen e përmbysi rezultatin në ndeshjen
kthyese për të marrë fitore me rezultat të përgjithshëm 3:1 kundër
Basaksehirit.

Tani Manchester Unitedi dhe Copenhagen do të takohen të hënën,
më 10 gusht, në prën 21:00 për çerekfinale të Ligës së Evropës, e cila do të
zhvillohet në stadiumin Rhein Energie Stadion.

“Nëse e mposhtni Manchester Unitedit, unë do t’ua jap
bonusin time dhe pastaj s’do të keni nevojë të shqetësoheni për para kurrë në
jetë”, u tha Solbakken lojtarëve të klubit danez.

Kjo do të jetë hera e tretë që këto dy skuadra përballen me
njëra-tjetrën. Dy ndeshjet e kaluara ishin zhvilluar në vitin 2006 në kuadër të
Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat
3:0, ndërsa Copenhagen e fitoi ndeshjen kthyese me epërsi minimale 1:0. /Gazeta
Express/