Vashat e Kosovës e presin nw Prishtinë kampionen evropiane dhe nënkampionen botërore


Futboll


Gazeta Express

27/10/2020 9:55

Ekipi kombëtar i vashave i Kosovës do të përballet sot me kampionen evropiane dhe finalisten e Kupës së Botës, Holandën, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021.

Kosova është nikoqire e Holandës në stadiumin Fadil Vokrri,
për ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit A kualifikues, që nis në orën 19:00,
raporton Gazeta Express.

Kjo është përballja e parë e vashave të Kosovës me ato të
Holandës, të cilat janë kampione evropiane në fuqi dhe vitin e kaluar e arritën
finalen e Kupës së Botës.

Holanda vjen në këtë takim si favorite e madhe dhe pa asnjë
presion, për shkak se tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2021, pasi i
fitoi tetë ndeshjet e para në grup.

Vashat e Kosovës po marrin pjesë për herë të parë në
kualifikime për Kampionatin Evropian dhe nuk e kanë pothuajse asnjë gjasë të
sigurojnë një vend në play-off.

Dardanet renditen në pozitën e katërt me 10 pikë, 14 më pak
se liderja Holanda dhe pesë më pak se Rusia në pozitën e dytë.

Vendi i parë kualifikohet automatikisht, ndërsa vendi i dytë
e siguron play-offin.

Në shtatë ndeshje deri tani në grup, Kosova i ka tri fitore,
një barazim dhe 3 humbje. /Gazeta Express/