Vdes ish kryetari i KB Prishtina


Futboll


Gazeta Express

01/08/2020 23:37

Ish kryetari i KB Prishtinës dhe anëtarë i bordit
ka ndërruar jetë sonte

KB Prishtina me anë të një postimi që ka bërë
në Facebook ka lajmëruar se njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj në këtë klub
ka nderuar jetë.

Ky është postimi i Prishtinës.

Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe adhurues
të Klubit të Basketbollit Prishtina,

Me dhembje të thellë ndajmë me ju lajmin e
hidhur se para pak çastesh ndërroi jetë ish kryetari dhe anëtari i bordit të
klubit Veton Kajtazi.

Vetoni mbi 3 dekada ishte ndër kontribuesit më
të mëdhenj të klubit tonë dhe të tij të zemrës. Mendja dhe zemra e tij
gjithmonë punonin për Prishtinën. Intelekti dhe kultura e jashtëzakonshme që
zotëronte e kanë veçuar personalitetin e tij në çdo situatë, madje edhe në
ditët më të vështira të funksionimit të klubit, për të cilin nuk kurseu asgjë
nga vetja.

Energjia, pozitiviteti dhe konstruktiviteti që
ai rrezatonte në çdo çast e kanë bërë të jetë njëri nga njerëzit më të dashur
dhe më të respektuar të klubit, pikërisht ashtu siç e ka njohur një qytet i
tërë i Prishtinës.

Humbja e tij do ta lë një zbrazëti të madhe
tek të gjithë ne. Mbi të gjitha do të na mungojë zotnillëku dhe buzëqeshja e
tij.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes lutemi që shpirti i Vetonit të pushojë ne paqe!

Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe adhurues të Klubit të Basketbollit Prishtina,Me dhembje të thellë ndajmë me ju…

Publiée par KB Prishtina sur Samedi 1 août 2020