Vdes nga koronavirus babai i trajnerit të klubit anglez


Futboll


Gazeta Express

28/05/2020 13:36

Babai u trajnerit të Aston Villës, Dean Smith, ka vdekur pasi është infektuar me koronavirusin.

Klubi i Premierligës njoftoi se 79-vjeçari Ron Smith, tifoz i
madh i Villës, ka vdekur katër javë pasi ishte infektuar me Covid-19,
transmeton Gazeta Express.

“Familja e Aston Villës njofton me pikëllim të thellë se Ron
Smith, babai i trajnerit tonë aktual Dean, ka vdekur në moshën 79-vjeçare”,
shkruhet në njoftimin e Aston Villës.

“Ron u infektuar me koronavirus para katër javëve dhe vdiq pas
një kohë të shkurtër në spital”.

Ron Smith kishte punuar si sigurim në Villa Park për 25
vjet./Gazeta Express/