Vedat
Muriqi po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë në Turqi

Me
dy golat që shënoi në fitoren 3-2 të Fenerbahces ndaj Kasimpasa, Vedat Muriqi
po përjeton një moment vërtetë të artë dhe shkon në superformë në grumbullimin
e Kosovës për dy sfidat e fundit në grupin A kualfikues ndaj Republikës Çeke
dhe Anglisë që do të vendosin edhe fatet e kualifikimit.

Me
dy penalltitë e kthyera në gol përballë Kasimpasa Muriqi jo vetëm që ndihmoi
Fenerbahcen të ngjitej përkohësisht në krye të Superligës turke, por në të
njëjtën kohë u ngjit edhe në kuotën e 7 finalizimeve në kampionatin turk.

Ky është
starti më i mirë në karrierë pasi asnjëherë nuk kishte shënuar 7 gola në 11 javët
e para të kampionatit.

“Këpuca
e Artë” është një objektiv real për Muriqin në këtë sezon pasi ndryshe nga një
vit më parë kur ishte pjesë e Rizespor këtë sezon luan në një skuadër të madhe.

Aktualisht
lista e golashënuesve në Turqi kryesohet nga ish sulmuesi i Neëcastle Papis
Cisse dhe maqedonasi Jahovic me nga 9 gola secili.