Vedat
Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Sulmuesi
i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon t’i impresionojë të gjithë me
paraqitjet në Superligën e Turqisë, Gazeta Express.

Ai
ka realizuar dy herë në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasas.

Muriqi
të dy golat i shënoi nga penalltia, në minutat 6’ dhe 44’, derisa golin tjetër
e shënoi Serdar Aziz në minutën e 59’.

Për Kasimpasan,
ku nga minuta e parë luajti mbrojtësi shqiptar, Loret Sadiku, shënuan Abdul
Khalili 37’ dhe Syam Ben Youssef 56’.

Në këtë ndeshje u dhuruan dy kartonë të kuq, për mysafirët u ndëshkua Karim Hafez në minutën e 45’, derisa për ekipin e Muriqit u ndëshkua Mauricio Isla në minutën e 72-të. /Gazeta Express/