“Love Story (Taylor’s Version)” debutoi në nr. 1 në listën e këngëve Hot Country të kësaj jave, sipas Billboard, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Kënga e Swift ka debutuar e para në atë tabelë.

Gjithashtu është kënga e saj e tetë në karrierë që renditet e para në listën e Hot Country Songs, e fundit është “We Are Never Ever Getting Back Together”, në vitin 2012.

“Love Story” ishte fillimisht në albumin e Swift “Fearless”, i cili u publikua në vitin 2008.

Swift  ka punuar me shumë vështirësi për ri-regjistrimin e atij albumi, pasi humbi të drejtat për këngët e para të 2019 “Lover”, pasi ato ishin shitur nga një kompani në pronësi të menaxherit të muzikës Scooter Braun. (Kompania e Braun i shiti ato në fund të vitit 2020.)

Ri-regjistrimi i Swift – me titull “Fearless (versioni i Taylor)” – do të dalë në treg më 9 prill. /Lajmi.net/