Arturo Vidal do të bisedojë me drejtuesit e Barcelonës, për t’iu kërkuar ta lejojnë t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili hapet muajin e ardhshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori kilian është i gatshëm
ta braktisë Barçën për Interin, pasi nuk po gjen hapësirë në ekipin e parë të
Ernesto Valverdes, transmeton Gazeta Express.

Përkundër interesimit të shfaqur nga Manchester United, Vidal
parapëlqen t’i bashkohet Interit, ku do të ribashkohej me trajnerin Antonio
Conte.

Një takim mes drejtuesve të gjigantit katalonas dhe
menaxherit të Vidalit, Fernando Felicevich, pritet të mbahet para festes së Krishtlindjes.

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, konfirmoi dje se
zikaltrit janë duke e vëzhguar situatën e kilianit, të cilin e quajti lojtar të
rëndësishëm.

32-vjeçari ka qenë titullar në vetëm tri ndeshje për Barçën
deri tani këtë sezon në La Liga. /Gazeta Express/