Vinicius
thotë se po punon shuëm që të përmirësojë finalizimin.

Vinicius
Junior është duke bërë paraqitje pozitive ndeshjet e fundit me Real Madridin.

Por,
19-cjeçari ka probleme me gjetjen e rrjetës, e pranon se nuk është një
finalizues i mirë.

Ai
ka thënë se për këtë është duke punuar shumë me Zinedine Zidane, derisa ka marr
shembull evoluimin e Raheem Sterling.

“Jam
vetëm 19-vjeçar, po përmirësohem”, tha Vinicius.

“Edhe
Benzema po më ndihmon, kur të ia nisi së shënuari, besoj se do të shënoj shumë
gola këtu, ashtu si çdo anësor tjetër”.

“Sterling
është shembulli më i mirë, ai ka luajtur sikur unë dhe nuk ka shënuar shumë
gola, ndërsa këtë sezon deri më tani ka shënuar shumë. Sezonin e kaluar ka shënuar
edhe më shumë”.

“Jam
duke u përmirësuar, Zidane dhe Betoni po më ndihmojnë”. /Gazeta Express/