Bitcoin ka rënë ndjeshëm të hënën pasi u rrit ditë më parë në vlerën prej 58,354 dollarësh.


Kriptovaluta më e njohur gjatë fundjavës ka shënuar nivele rekord, pothuajse dyfish nga viti i kaluar.


Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin po tregtohet me rreth 54 mijë dollarë.


Aktualisht vlera totale e kapitalit të tregut të kësaj kriptovalute arriti në 1 trilion dollarë.


Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.


Po ashtu, MasterCard tha se do të mbështes kriptovalutën, ndërsa BNY Mellon njoftoi se do të hapte shërbimet e saj ndaj këtyre monedhave. /Telegrafi/