Xhudistët e Kosovës iu kthehen të premten garave pas tetë muajsh


Sporte tjera


Gazeta Express

21/10/2020 15:20

Ekipi
Olimpik i xhudos do të kthehet në gara, pas tetë muajsh shkaku i pandemisë
Covid 19.

Shtatë
garues do të marrin pjesë në Grand Slamin, që prej 23-25 tetor 2020 mbahet në
Budapest të Hungarisë.

Grand
Slami i Budapestit është njëra prej garave të pakta të nivelit të lartë që do
të zhvillohen këtë vit dhe që vlejnë për pikë Olimpike.

Madje,
kjo është gara e parë kualifikuese që prej shtyrjes së Lojërave Olimpike Tokio
2020.

Ekspedita
e xhudos ka kaluar me sukses sfidën e parë të testimit për Covid 19 nga
Instituti Kombëtar Shëndetësor i Kosovës (IKSHPK), ndërsa një ritestim do ta
kenë edhe sonte në Budapest.

Lajmit
për rikthimin e garave i është gëzuar edhe trajneri, Driton Kuka, kampion
Olimpik me Majlinda Kelmendin.

Kampionia
Olimpike dhe dy herë kampionia e botës mungon në këtë garë.

“Së
pari është me rëndësi që po nisin garat dhe po marrim pjesë me shumicën e
ekipit”, thotë Kuka për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut.

Pavarësisht
mungesës së gjatë në gara, synimet e xhudos mbeten të njëjta, medaljet.

“Shpresoj
të kthehemi me medalje. Konkurrenca duket të jetë shumë e fortë, duke i parë
emrat e lajmëruar për garë. Në çfarë forme janë garuesit tanë, por edhe të
tjerët, tashmë është diçka që duhet parë bazuar edhe në pauzën gati një vjeçare
prej kohës kur kemi zhvilluar gara”, shton Kuka.

Distria
Krasniqi (-48 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura
Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Shigeki
Nakamura (-66 kg).

Ky
i fundit që ka marrë nënshtetësinë e Kosovës do të garojë për herë të parë në
një garë të nivelit të tillë, bashkë me Flaka Loxhën.

Nakamura
në fillim të këtij muaji fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të mbajtur në
Dubrovnik të Kroacisë.

“Për
Flakën e Nakamurën duhet ta shohim ku e kanë vendin në nivele të tilla. Gara
është pasqyra”, vlerëson Kuka.

459
garues nga 69 shtete janë paraqitur për pjesëmarrje, bazuar në të dhënat e
tanishme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Ekipi Olimpik i xhudos që prej fillimit të pandemisë ka marrë pjesë në pesë kampe, shpenzimet e të cilave janë mbuluar nga KOK-u. /Gazeta Express/