Ylli dhe Ponte e synojnë gjysmëfinalen e Superkupës


Basketboll


Gazeta Express

21/10/2020 14:57

Njëra
nga ndeshjet më interesante çerekfinale në Reload Superkupën e Kosovës në
basketboll është ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Dy
skuadrat kanë filluar përgatitjet që disa javë dhe janë të gatshëm për turneun
e Reload Superkupës.

Basketbollisti
i dalluar i Yllit, Samir Zekiqi ka folur për përgatitjet dhe Superkupën e
Kosovës.

“Përgatitjet
kanë shkuar shumë mirë. Normalisht që ishte një kohë e shkurtuar për të gjithë,
por jemi duke bërë më të mirën që të luftojmë për trofeun e Superkupës dhe të
vazhdojmë me angazhim dhe punë të mirë gjatë edicionit të ri në elitën e
basketbollit të Kosovës. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mira në
edicionin e ri”, deklaroi Zekiqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Edhe
Ponte Prizreni ka synime të mëdha. Basketbollisti i dalluar, Arti Hajdari,
nënvizoi se, janë mobilizuar maksimalisht.

“Përgatitjet
kanë shkuar shumë mirë. Tani kemi hyrë në javën e katërt të përgatitjeve dhe
jemi mobilizuar si ekip, andaj edhe presim të tregojmë lojëra të mira në
Superkupë. Shpresoj që Superkupa do të mbetet në Prizren. Gjithashtu me
përgatitjet që kemi bërë, besojmë se do të kemi një paraqitje sa më të mirë në
edicionin e ri në elitën e basketbollit”, deklaroi Hajdari për faqen zyrtare të
FBK-së.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi. /Gazeta Express/

Orari

Gjakovë, 21 tetor

17:00
Rahoveci – Trepça

19:30
Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Prizren, 22 tetor

17:00
Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30
Peja – Bashkimi