Ylli i Juventusit: Gabuam, na doli gjumi vonë


Futboll


Gazeta Express

26/02/2020 23:51

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka komentuar humbjen 1-0 të pësuar nga bardhezinjtë kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve, duke thënë se skuadra e tij ka problem me mentalitetin.

Ai e pranoi se Juve bëri gabime në pjesën e parë të cilat i
kushtuan me humbjen, raporton Gazeta Express.

“Kemi gabuar pjesën e parë. Në disa ndeshje paguan edhe
gabimin më të vogël. Nuk kemi qenë agresivë sa duhet dhe ky është një problem
mentaliteti, duhet të ishim zgjuar më herët”, tha Bonucci.

Lucas Tousart e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i
triumfit të francezëve në stadiumin olimpik të Lionit dhe i cili mund të jetë
vendimtar para ndeshjes së kthimit në Torino, raporton Gazeta Express.

Lyoni do të kërkojë të shkaktojë tronditje dhe t’u japë fund
shumë herët shpresave të Juventusit dhe Cristiano Ronaldos për ta fituar
Championsin, kur ta vizitojë Torinon më 17 mars. /Gazeta Express/