Ylli i ri i Man Unitedit, zëvendësues i Rashicës në Werder Bremen


Sport


Gazeta Express

06/08/2020 11:54

Agjenti i yllit të ri të Manchester Unitedit, Tahith Chongut, i ka shtuar spekulimet se klienti i tij do të transferohet në Werder Bremen për ta zëvendësuar yllin kosovar, Milot Rashicën.

Tahith Chong u promovua në ekipin e parë të Manchester
Unitedit në vitin 2018 nga akademia e klubit, mirëpo nuk ka arritur të zërë
vend në formacionin e parë të klubit që nga atëherë, transmeton Gazeta Express.

Tani, Werder Bremeni është përfolur të jetë i interesuar për
transferimin e Chongut si zëvendësues të Milot Rashicës, veçanërisht pasi
mediumet gjermane raportuan se agjenti i futbollistit, Erkan Alkan, mbajti
takim me drejtuesit e klubit gjerman javën e kaluar.

Rashica pritet të largohet këtë verë nga Werder Bremeni pasi
ka tërhequr ëvmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Spekulimet për zëvendësimin
e tij me sulmuesit e krahut të djathtë të Manchester Unitedit, Tahith Chongun,
i ka nxitur edhe më shumë së fundi agjenti i tij.

“Tahith dëshiron të shkojë në Bundesligë. Ne do të flasim për
këtë me Manchester Unitedin të enjten”.

Edhe drejtori sportiv i Ëerder Bremenit, Frank Baumann, e ka
konfirmuar dëshirën e klubit për ta transferuar mesfushorin, në një intervistë
të dhënë në fillim të kësaj jave.

“Chong është shumë i shpejtë, ai mund të sulmojë nga krahët
dhe kjo bën që ai t’i përshtatet sistemit tonë. Ne mund t’i shtojmë edhe dy apo
tre lojtarë. Huazimi i lojtarëve nga top klubet është biznes kuptimplotë për ne”,
ka thënë Baumann. /Gazeta Express/